Mbledhja në Këshillim për Mandatin, Imunitetin dhe Rregulloren ka nisur me tone të ashpra dhe debate. Në këtë mbledhje po diskutohet mandati i deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sina, ku opozita e akuzohen se përmes bizneseve të tij ka përfituar para nga buxheti i shtetit.
Sinaj iu drejtua Bardhit duke i thënë që nuk ka paguar për djegien e karrigeve në Kuvend dhe nuk duhet që të jetë ulur aty. Ndërsa Bardhi iu kundërpërgjigj duke i thënë që nuk ka marrë para nga buxheti i shtetit.
“Unë i nderuar nuk ka marr lekët nga buxheti i shtetit, as kam vjedhur buxhetin e shtetit, pas asnjë diskutim karriget janë në përdorim nga secili deputet, dhe secili prej tyre mban përgjegjësinë për çdo material që ka marre në dorëzim nga Kuvendi.Ti i ke ven zjarrin buxhetit të shtetit duke i marrë lekët dhe i kë futur në xhep. Prandaj është parashikuar heqja e mandatit për atë që vjedh dhe jo për atë që dëmton karrigen tënde, nuk është akt nga ato që sanksionohet”, tha Bardhi.
Ndërsa Sina u përgjigj që “Nuk jam i akuzuar, ka një mocion për mandatin tim, jo i akuzuar. Nuk kam vjedhur, unë bëj biznes biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe do vjellësh tërë jetën, do e tregojë historia dhe shqiptarët punën tënde.”