Mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00, një 30-vjeçar ka rënë nga kati i tretë gjatë ndërtimit në një pallat në lagjen 28 Nëntori në Vlorë.
30-vjeçari me iniciale A.Sh., banues në fshatin Sherishtë është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.