Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se po medndohet që të mbyllen rrjete sociale si TikTok dhe SnapChat.
Rama u shpreh se ky vendim erdhi pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshtari i tij.
“TikTok dhe SnapChat thithin fëmijët ne labirintet e tyre. Autoriteti i mësuesve dhe puna jonë në shtëpi për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve, ku nuk ka asnjë filtër. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e fëmijëve tona. Por nuk janë të thjeshta përgjigjet e duhura në këto kushte sfiduese. Ne si qeveri jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike, duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera por edhe në kërkimin për uljen e këtij presioni gjithnjë e më të frikshëm.ani dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e deritanishme ku efektiviteti i tyre është i ulët ku rastet e bullizmit rriten. Ose të ndërmarrin masën drastike të mbylljes së TikTok dhe SnapChapt, Do e hedhin për diskutim për të marrë një vendim sa më demokratik për një problem kaq të madh.”, tha Rama.