Kryeministri Edi Rama në deklaratë për mediat u shpreh se qeveria po punon në ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkolla dhe klasave.
“Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bulëzimit. Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli.”, tha kryeministri.