Presidenti Bajram Begaj priti sot partitë e vogla për të konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Në takim ishin kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i PBDNJ-së Vangjel Dule, i LZHK-së Dashamir Shehi dhe i PAA Agron Duka.
Në një deklaratë për mediat kreu i PDIU Shpëtim Idrizi tha se datat fundore janë më të përshatshme për PDIU. Ai u shpreh se kanë insistuar shumë në minsitrinë e diasporës në procedurat dhe kohën për tiu adresuar atyre.
“Gjithë partitë politike janë të barabarta. Besoj që presidenti do të ketë konsulta dhe me partitë e tjera dhe do të vendosi një datë.Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem nga pikëpamja politike, por më shumë nga pikëpamja kohore. Nuk i kam ndjekur të tjerët, jemi këtu për të dhënë mendimin tonë, është presidenti që vlerëson më pas.Duhet parë vendimi i Kushtetueses për listat e hapura, por edhe për t’i dhënë më shumë kohë, për të kuptuar modalitetet si do votojë diaspora, që ia kemi shumë borxh. Kemi insistuar shumë edhe për ministrinë e diasporës, mundësia e bërjes së gjithë procedurës dhe kohës për t’iu adresuar diasporës. Datat fundore janë më të përshtatshme për mendimin e PDIU”, tha Idrizi.