-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha reagon pas vendimit të Kushtetueses: Vendim i turpshëm, krenar që mbrojta Kushtetutën

Kryesoret

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e tij për shfuqizimin e masave të sigurisë.

Ai e cilësoi vendimin si “turp” dhe “puç”, duke akuzuar gjykatën për shkelje të Kushtetutës dhe ndërhyrje në ndarjen e pushteteve. Sipas Berishës, ai është krenar që mbrojti Kushtetutën.

Sali Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.

Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.

Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit