-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik klandestinësh

Kryesoret

Arsen Feci, një 46-vjeçar shqiptar nga Nottinghami, u ekstradua nga Spanja në Angli, pasi ishte arratisur gjatë vitit të kaluar pas arrestimit për trafikim ndërkombëtar klandestinësh. Feci akuzohet për përfshirje në një bandë të organizuar kriminale që merrej me kontrabandimin e njerëzve nga Franca dhe Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur mjete lundruese të vogla.

Ai ishte arrestuar më 15 mars 2023, së bashku me katër bashkëatdhetarë, dhe ishte liruar me kusht nga gjykata britanike, e cila ia zbuti masën e sigurisë, duke i mundësuar arratisjen në Spanjë. Policia spanjolle e arrestoi atë në gusht të këtij viti, duke e sjellë për ekstradim në Angli. Hetimet sugjerojnë se Feci kishte një rol kyç në sigurimin e pajisjeve dhe furnizimin me njerëz për kalimet ilegale të klandestinëve.

Pas ekstradimit, ai u paraqit përpara gjykatës në Londër, ku iu caktua masa e paraburgimit dhe do të përballet me akuza për asistim në emigracionin e paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit