Marshimi pas vdekjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka mbledhur shumë qytetarë, prindër dhe nxënës. Mami i Martinit ka dërguar një mesazh në mosprezencën e saj në marshim.
“Përshëndetje një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit. Nuk ka fjalë për këtë dhimbje që nuk mbushet kurrë. Falenderoj gjithë popullin shqiptar dhe anë e mbanë dhe fshf për praninë dhe mbështjen në këto momnete të vështira, se di sa mirënjohjse jam për ato që iu gjetën Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falenderoj nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja, si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit mos e sprovovtë më një dhimbje të tillë. Respekte Florina dhe Angel Cani.