Mbrëmë në orën 20:00 u zhvillua seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për shkak se u shyt nga alarmi për bombë. Seanca zgjati pak minuta dhe dështoi për herë të 42-të.
Nga votimi i fshhetë u morën 39 vota dhe kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se përpjekja tjetër do të bëhet të hënën në orën 11:00.
Gjykata Kushtetuese nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.