Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar shqiptarët për ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në rrjetin e tij social me anë të një video ka shpërndarë disa letra të shkruara nga vogëlushët në diasporë.
Ministri shkruan se “Asgjë nuk tingëllon më bukur sot në Ditën e Alfabetit, se këto fjalë të fëmijëve të diasporës për të dashurit e tyre në atdhe”.