Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona pasi po trasnportonin disa emigrantë nga vendet e treta drejt Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm në Malin e Zi. Mateo Bërdufi 19 vjeç, Anxhelo Tupi 28 vjeç, Ilir Çapja 20 vjeç dhe Jurgest Selmani 28 vjeç, në bashkëpunim me Daniel Kormakun 22 vjeç akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, Ilir Çapja dhe Jurgest Selamni nuk i janë bindur ndalesës së policëve dhe më pas janë arrestuar në “rrethrrotullimin e Levanit”. Daniel Kormaku po i ndihmonte ata të dy që të largoheshin duke i transportuar me makinën e tij.
Ndërsa Anxhelo Tupi dhe Mateo Bërdufi po qarkullonin me makinën e tyre tip BMW për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar dy të tjerët.
Ndërkohë materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.