Ditën e sotme një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në fshatin Dojan.
Gjatë një konflikti 35-vjeçari me Flordian Mulaj ka qëlluar me armë zjarri një 43-vjeçar me iniciale Artur Dauti. Ai për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
35-vjeçari u largua dhe për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Ndërsa grupi hetimor po heton për zbardhjen e ngjarjes.