Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Kanada për një vizitë pune dhe për të përfaqësuar Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Gjatë qëndrimit të saj, Osmani u takua me Mélanie Joly, Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, ku diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për mbështetjen që Kanada ofron për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Ata gjithashtu biseduan për mundësitë e thellimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, shkruan Osmani.