Donald Trump është “tepër i shqetësuar” për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, sipas këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Mike Waltz.
Waltz theksoi shqetësimin e Trump për përdorimin e armatimeve të ndryshme në luftë dhe e vuri në dukje se vendimi i administratës së Biden për të lejuar përdorimin e mina tokësore nga Ukraina ka çuar në një skenar që ngjan me Luftën e Parë Botërore, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.
Trump ka shprehur vazhdimisht që do të përpiqet të mbyllë luftën dhe të sjellë paqe, por ende nuk ka bërë të qartë si do ta arrijë këtë.
Në një intervistë për “Fox News”, Waltz theksoi se Trump po punon ngushtë me administratën e Biden për të krijuar një front të bashkuar dhe për të nxitur bisedime për paqe, duke shtuar se është e nevojshme që lufta të përfundojë përgjegjësisht.