-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta, Berisha: Dita e revoltës popullore ku shqiptarët marrin në duar kryeqytetin e tyre

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se protesta e ditës së nesërme është një akt madhor dhe mosbindje civile. Berisha e cilëson ditën e nesërme si dita e revoltës popullore dhe e zemërimit popoullor mbarë shqiptar.

“Nesër është dita e revoltës popullore, dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar, është dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit, kryeqytetin e tyre, e nxjerrin nga kthetrat e bandave, kriminelëve, banditëve qeveritar.

Është një ditë pra, e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Protesta nesër është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ne i themi narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira, përndryshe do shohësh zi e më keq.

Edi Rama thirri mendjes.

Je shndërruar në të keqen më të madhe të këtij kombi, mosbindja civile është më e pakta që mund të ndërmerret ndaj teje.

Të rinjve shqiptarë u ke nxirë të ardhmen, i ke përzënë nga vendi i tyre, i ke shpërndarë në rrugët e botës, se në asnjë nuk kanë shans rast të ndërtojnë ëndërrat në vendin ku lindën.

Nuk kanë shans të ndërtojnë familje në vendin ku lindën.

Në asnjë rast nuk kanë shans të begatojnë, të bëjnë një jetë të denjë në Shqipëri, ndaj dhe nesër mbarë rinia shqiptare është në Tiranë me moton; o sot, o kurrë, është radha jonë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit