SPAK ka goditur një organizatë kriminale, ku përfshihen njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe dy gazetarë. Gjithsej janë urdhëruar 18 urdhërarreste, ku në mesin e të arrestuarve është Marsel alias Bujar Shega, ambasadori i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green.
Ai është arrestuar në Milano, pasi nga kompanitë e tij kanë fituar tenedera për pastrimin e disa qyteteve. Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes komapnive të tij Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grup të fuqishëm me bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
SPAK njoftim për 18 të arrestuar, 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, avokatë e policë