Dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokate në arrest shtëpie është zbardhur. Në dosje vihet re komunikimi miqësor mes Suel Çelës dhe ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fatahu, ku Çela nën pseudonimin Marjus Lulaj kërkon informacion për prokurorët që merren me çështjet e tij dhe të miqve.
Bisedat mes Fetahut dhe Çelës, kanë dalë pasi ky i fundi ja ka nisur në SKY Klaus Matishit.
Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:
Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?
Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.
Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.
Marjus Lulaj: Pa diskutim po
Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti
Marjus Lulaj: Hahahaha
Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne
Ndërkohë në dosje shihet qartë se e përfshirë është edhe vajza e Pajtime Fetahut, megi fetahu, e cila informon përmes SKY, Klaus Matishin. Janë Kalus Matishi dhe Megi fetahu, që luajnë rolin e ndërmjetësit herë pas here mes Çelës dhe ish-gjyqtares.
Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore, aq sa bëhen biseda edhe për eleminime fizike për persona të tretë.
Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.
Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.
Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…
Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua