Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përplasur gjatë protestës së sotme me zv/Drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. “Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt” i tha Noka.
“Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë vet” iu përgjigj zv/ drejtori. Protesta vazhdoi. Flamur Noka tha opozita është e vendosur.
“Ne do të vazhdojmë me mosbindjen civile. Nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Kërkojmë qeveri teknike për zgjedhje të lira. Me votë të lirë opozita sot fiton 60%” tha ai.
“E çuam deri në fund”! Bardhi mbyll protestën! Gjithçka ndodhi në tre orë!