-sidi education-spot_img
24.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktori në protestë: Rama po mendon largimin, do ta çojmë në azil politik

Kryesoret

Protesta e 18-të radhazi në Tiranë është zhvilluar sërish para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe përfaqësues të artit e kulturës kanë ngritur shqetësime për gjendjen e sektorit dhe qeverisjen në vend.

“Aq shumë jemi, saqë ditët e fundit ky jo vetëm e ka menduar dorëheqjen, por ka menduar edhe se ku do të shkojë, ku do të “arratiset”, sepse këtu nuk ka më vend. Unë jam këtu si qytetar, si prind dhe si artist. Jam këtu sepse mendoj se Shqipëria meriton më shumë.

Meriton më shumë se korrupsioni, meriton më shumë se vjedhja e pronave, që këta ia kanë shkaktuar pronarëve në radhë të parë, por edhe shtetit shqiptar. I kanë një borxh shumë të madh pronarëve. Jam këtu sepse arti dhe kultura në këtë vend janë në ditën e tyre më të keqe. Janë shkatërruar institucionet e artit dhe kulturës.

Nuk ka prind sot që mendon se ku do ta çojë fëmijën e vet. Nuk ka institucione. Cirkun Kombëtar e shkatërroi, prej vitesh e shkriu Estradën e Shtetit. Teatrin Kombëtar, siç e shikoni, e shembi. Aty ishim, aty filloi e gjithë gjëja.

Por e dini shumë mirë, nuk kemi qendra kulturore për fëmijë. Nuk kemi ku t’i çojmë fëmijët. Bashkia e Tiranës çfarë ofron për fëmijët e Tiranës?

Prandaj sot i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës: çohuni dhe bashkohuni! Sepse këtij i ka ardhur fundi, por Shqipëria ka nevojë për të gjithë ju. Sot më shumë se kurrë, për ta çuar Ramën në azil politik”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit