-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi konfirmon arrestimin e dy ushtarëve në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviç ka bërë të ditur se dy nga tre personat e arrestuar tre ditë më parë në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, janë pjesëtarë të ushtrisë malazeze.

“Në këtë moment, ata dy ndodhen zyrtarisht në pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha zoti Krapoviç të mërkurën.

Ai konfirmoi se dy anëtarët e arrestuar të ushtrisë së Malit të Zi “kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri që nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2022”.

Dy ditë Gjykata Themelore në Pejë urdhëroi një muaj paraburgim për dy ushtarët e Kosovës Rajko Krivokapiqin 34 vjeç, Marinko Jovanoviqin 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviqin 24 vjeç.

Prokurori në Pejë i akuzon ata për veprën penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit