Ditën e sotme kreu i Partisës Demokratike Sali Berisha ka fituar lirinë e tij dhe në fjalën e tij para selisë u shpreh për krijimin e qeverisë teknike.
Ish drejtuesi i policisë Shemsi Premçi u shpreh se pas 331 ditsëh u reflektua drejtësia për padrejtësinë. Ai tha se Berisha mund të mos e zbatonte këtë masë sigurie, por e sfidoi drejtësinë.
“Revokimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, pas 331 ditësh është reflektimi i drejtësisë për padrejtësinë. Berisha riskoi. Berisha ka qenë i ndërgjegjshëm që po të mos zbatonte atë masë sigurie të drejtësisë do të riskonte në ashpërsimin e një mase, por e sfidoi drejtësinë. Çështë e vërteta, unë do të shikoj sesi do të veprohet 10 ditët në vazhdim. Nëse çështja për Berishën do të pushohet apo do të dërgohet në gjykim. Qoftë edhe e veçuar, sepse nuk është çështje vetëm për Berishën, është për disa persona, sepse po të bëjmë paralelizma, këtu në Shqipëri sa vendime janë bërë, karvani i të pandehurve duhet të ishte shumë i madh, sepse nuk i ka shkruar Berisha ato vendime. Abuzimi nuk mund të bëhet vetëm nga kryeministri, ka pasur jurista, ministra, zv.ministra”, u shpreh Premçi në Ora News.