Mbrëmjen e djeshme u zhvillua protesta e opozitës ku nuk munguan edhe përplasjet e deputetëve, qytetarëve dhe policisë. Rreth 15 deputetë të partisë demokratike janë proceduar penalisht, si Flamur Noka, i cili ka shtyrë disa herë punonjësit e policisë dhe zëvendësdrejtorin Sokal Bizhga.
Gjithashtu janë proceduar edhe organizatori i protestës Ervin Minarolli dhe deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe disa të tjerë. Deputetët akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjeswmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë 64 protestues, si dhe ka rrestuar edhe dy protestues Ilir Hamedi 53 vjeç që goditi me grushte një shofer të bllokuar në Zogun e Zi dhe Sokol Ndoja që pengoi qarkullimin e makinave dhe kundërshtoi policët.