-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i familjes së Martin Canit: Kërkojnë të shohin pamjet filmike, nuk ka transparencë të plotë

Kryesoret

Një ngjarje rëndë ka ndodhur disa ditë më parë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë. Redi Ramaj avokati i familjes së Martin Canit ka dhënë detaje të reja nga ngjarja që ndodhi në afërsi të shkollës.

Ramaj tha se familjarët e martinit kërkojnë drejtësi dhe duan që të shikojnë pamjet filmike që policia i disponon. Ai tha se nga drejtësia nuk ka transparencë të plotë dhe ka kontraditë të plotë mes deklaratës së parë dhe asaj të djeshmes.

“Familjarët e Martin Canit kërkojnë drejtësi. Çështja është se nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë. Ngjarja duhej të ishte zbardhur. I vetmi institucioni i pavarur që ka bërë punën ka qenë media. Shpresoj se drejtësia dhe policia të bëjë punën e saj.

Nuk ka transparencë dhe kontradiktë mes deklaratës së parë dhe asaj të djeshme. Vetë deklarimet e të dëmtuarit në këtë rast, Luisit, i cili ka deklaruar se është goditu nga një person tjetër, është gjë e rëndë. Duhej të ishte zbardhur rasti.

Familjarët kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë. Është kërkuar dhe babai i vikimës do të thirret si dëshmitarë. Duhet të bëhet sa më shpejt. Prokuroria duhet të orientojë mekanizimin hetimore dhe duhet bërë në një kohë rekord për shkak të sensibilitetit të ngjarjes”, tha avokati i ftuar në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit