Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ndodhej sot në Kukës në takim me strukturat drejtuese. Blushi shprehet se ka zhvilluar edhe homazhe në nderim të poetit martir Havzi Nela.
Ai thekson se Havzi Nela ka shpërfillë edhe vdekjen për të mbetur përjetësisht simbol i fjalës dhe dinjitetit njerëzor.
“Fakti që Edi Rama ende nuk kërkon ndjesë për litarin e xhelatëve që i shteri frymën e fundit Havzi Nelës, është një dëshmi se ky Narkoregjim është po aq kriminal në përpjekjet për të asgjësuar demokracinë, pluralizmin, lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Havzi Nela edhe në kohët më të errëta do të jetojë përmes poezive të tij, që gjëmojnë me forcë të jashtëzakonshme dhe frymëzojnë vetëm: LIRINË!”, shkruan Blushi.