Festimet për festat e nëntorit po vijojnë edhe në këto temperatura të ftohta. Qyteti i Durrësit është mbushur plot me njerëz që mbajnë flamurin shqiptar.
Në qendër të qytetit kanë dal qytetarët me flamuj të vendosur nëpër makina. Gjithashtu ka fëmijë që janë veshur me veshje popullore dhe mbajnë në duar flamurin kuqezi.
Ndërkohë ditën e djeshme në Ditën e Pavarësisë u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe paradash në Tiranë dhe një koncert në qytetin e Vlorës.