Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili prodhonte dhe shiste vaj kanabisi.
35-vjeçari Bajram Kanushi u arrestua në aksin rrugor Delvinë-Sarandë teksa po transportonte vaj kanabisi.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.