Cristian Shpendi ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer me Cesena, duke shënuar golin e tij të 10-të në 14 ndeshje të Serie B.
Sulmuesi shqiptar mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në sfidën ndaj Frosinone, duke e shndërruar tentativën e tij të dytë në gol pas një dështimi në të parën.
Me këtë formë, 21-vjeçari tregon se po e mban nivelin e lartë të lojës dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet në një skuadër të madhe shumë shpejt.