Vrasja e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës ka marrë detaje të reja.
Viktima, Alfred Dedja, ishte klient në një lokal kur autori hyri brenda, qëlloi me armë dhe më pas u largua.
Policia është duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.