Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca për ish-kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, i akuzuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.
Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se, pas hetimeve të plota, fakti ekziston, por nuk përbën vepër penale.
Gjatë seancës, prokurori Elvin Gokaj nënvizoi se nuk ka prova që Myzyri apo të tjerët e përfshirë në hetim, përfshirë disa anëtarë të komisionit, të kenë konsumuar vepra penale.
Avokatët mbrojtës e mbrojtën klientin duke theksuar se Komisioni nuk zhvillon tendera, por trajton ankime, dhe funksionon si një strukturë kuazi-gjyqësore.
Gjyqtari Paulin Çera vendosi të marrë kohë për vendim, i cili do të shpallet më 25 maj, në orën 10:30.









