-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Ndroq/ Alfred Dedja, i njohur për vjedhje dhe trafik droge

Kryesoret

Alfred Dedja, i njohur edhe si “Daku”, është viktima e vrasjes së sotme në lokal “Kështjella” në Ndroq. Ai u qëllua për vdekje nga Julian Gjoshi, i cili është shpallur në kërkim për këtë krim. Dedja nuk është një emër i panjohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një histori kriminale të theksuar.

Në vitin 2014, ai u arrestua në Tiranë për një seri vjedhjesh, përfshirë vjedhjen e automjeteve dhe sendeve të tjera personale në oborrin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Ai u akuzua për të paktën 15 vjedhje dhe u dënua për to. Më pas, në vitin 2017, Dedja u arrestua në një operacion të koduar “Minuta e fundit” në Mat, ku u kap me 6 kg kanabis sativa, duke u lidhur me aktivitetin e trafikimit të drogës. Ai ishte i dyshuari kryesor në këtë rast, së bashku me disa persona të tjerë.

Viktima kishte punuar më parë për pronarin e kompleksit “Golden” në Shijak, Altin Hajri, dhe dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me pazaret e drogës dhe konflikte të mëparshme mes tij dhe autorit të dyshuar, Julian Gjoshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit