-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Derbi pa tifozë, Dabulla: Skema po e shkatërron futbollin shqiptar

Kryesoret

Të dielën u zhvillua derbi i dytë i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili, ashtu si në fazën e parë, përfundoi pa fitues.

Kjo ndeshje ishte tema kryesore e emisionit sportiv “Max Sport” në Euronews Albania, ku të ftuarit analizuan jo vetëm aspektin teknik të takimit, por edhe çështjen e mungesës së tifozëve, një fenomen i pazakontë për derbin më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Gazetari sportiv Fatjon Baze vuri në dukje se për herë të parë që nga ndërtimi i stadiumit “Air Albania”, kati i dytë i tribunës ishte bosh gjatë një ndeshjeje derbi. Ai e lidhi këtë fenomen me skemën “Final 4” të aplikuar nga FSHF-ja, të cilën e cilësoi si një nga arsyet kryesore të largimit të tifozëve nga stadiumet.

“Derbi e ka humbur shkëlqimin, kati i dytë i stadiumit ishte bosh. Kjo është kambanë alarmi për FSHF. Edhe tifozët e kanë kuptuar se kampionati ka prekur fundin. Në këtë kontekst, reduktimi i pjesëmarrjes së tifozëve është një sinjal që kërkon vëmendje të menjëhershme nga organizatorët e garës”, tha Baze.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-lojtari i njohur i Tiranës, Rezart Dabulla, i cili, përveç kritikës ndaj kësaj skeme, të cilën e quajti “idiote,” theksoi se gjendja e ekipeve, veçanërisht ajo e Tiranës, është një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e interesit për derbin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit