-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Kryesoret

Ditën e sotme në Presidencë do të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojnë përgjatë vitit 2025. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, ku do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë.

Presidenti Bajram Begaj do të përzgjedhë shortin midis datave 1 dhe 5 dhjetor, nëse nuk i përzgjedh në këto data atëherë do ti zgjedhë Kryetari i Kuvendit më datë 10 dhjetor.

Në short do të zgjidhen një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një gjyqtar nga gjykatat e apeleve, një prokuror nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Anëtarët e zgjedhur do të ushtrojnë detyrën në një mandat një vjeçar që do të fillojnë në 1 janar të 2025.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit