Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti deklaroi se SHBA ende nuk e di se kush qëndron prapa sulmit terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.
“Deri në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozicion për të përcaktuar se kush qëndron pas sulmit.
Nuk jemi në një pozicion për të përjashtuar ndonjë grup të caktuar, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është ende herët, por ende nuk e dimë”, tha ai para gazetarëve.
Në 29 Nëntor një shpërthim i fuqishëm ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.