Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një 41-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, ku për shkak të motive të dobëta A.R., alias Gj.M., ka plagosur me thikë 41-vjeçari me iniciale Xh.K.
Menjëherë 41-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 51-vjeçari pas disa orësh kërkime u gjet në shtëpinë evëllait të tij në lagjen “Partizani”.
Policia po vijon punën për të gjetur thikën me të cilën u krye plagosja, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.