Amendamentet e 9 deputetëve demokratë për shëndetësinë në fokus Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë rrëzuar nga votat e mazhorancës. Partia Demokratike në amendament kërkoi që hapet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT.
Gjithashtu propozohej edhe rritja e fondeve të ilapeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë.
Ndërsa në një tjetër amendament kërkohet rritja me 50% e fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.