Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin Jovan Veçentieviç. Ai akuzohet për sulmin që ndodhi në kanalin e ujit Ibër-Lepenc.
Ndërsa ditën e djeshme Prokuroria Speciale ka bërë të ditur që në koordinim me policinë e Kosovës janë duke kryer disa klontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe pajisjet.
Ndërkohë policia ka shoqëruar 10 persona, dy prej tyre janë caktuar në masën me paarburgim për një muaj.