Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas rrëzimit të amendamenteve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë për buxhetin 2025.
Ajo theksoi se kjo është hera e parë që amendamentet rrëzohen në këtë mënyrë, duke akuzuar qeverinë për arrogancë dhe refuzim të diskutimeve.
Takau: Normalisht buxheti është atributi dhe projekt i qeverisë…por në situatën që ndodhemi ne nuk mund të kufizohemi vetëm duke bërë kritikën por edhe duhet dhenë alternativa. Dhënia e alternativës në këto katër fusha kryesorë, çështje sociale , arsimi dhe shëndetësia , bujqësia dhe çështje që lidhen me mirëmenaxhimin e buxhetit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në fakt që amendamentet të rrëzohen në këtë mënyrë. Sepse ne i kemi diskutuar ato..këtë vit në bllok ka patur refuzim dhe arrogancë për trajtimin e buxhetit në Kuvend. Ngelen edhe pak amendamente, kanë qenë 55 të tilla, mbeten 8 a 9.