Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal te ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku u vra 14-vjeçari Martin Cani.
Braçe u shpreh se kjo ngjarje ishte një dezinformim politik në raport me SPAK, BKH dhe me institucionet e tjera.
“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit. Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.