Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër ndaj projektligjit të propozuar nga Partia Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, kryesisht në zonat rurale.
“Meqë e keni kaq merak, u dhimbën njerëzit, qani. Ajo ministrja, pse nuk e blini skanerin për të sëmurët. A u kujtohet Qamil Zela që vari veten për 38 mijë lek në Rrogozhinë, e futët në burg e vari veten. Harruat nënë Pashkën që e arrestuar për kasollen e pulave. Harruat gjithë fshatarët për një gjysmë çatie për një gardh që i keni fut brenda përveç gjobës”, u shpreh Sula.