-sidi education-spot_img
32.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Demokratë, bashkohuni me protestën të heqim Ramën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se protestat që po zhvillohen sot dëshmojnë se pakënaqësia ndaj kësaj qeverie nuk është më vetëm e opozitës, por sipas tij “është bërë zëri i mbarë shqiptarëve”. Për këtë arsye, Berisha tashmë, ndryshe nga fillimi i protestave 21 ditë më parë, thotë se i mbështet fuqishëm për largimin e Edi Ramës, por qytetarët kërkojnë edhe burgosjen e tij.

“Demokratët kanë kërkuar largimin e Edi Ramës prej 13 vitesh, duke përballuar kërcënime, fyerje, presione dhe çdo formë sulmi politik. Për vite me radhë, kjo betejë është trajtuar si një kauzë e demokratëve, por protestat që po zhvillohen sot dëshmojnë se pakënaqësia ndaj kësaj qeverie nuk është më vetëm e opozitës – është bërë zëri i mbarë shqiptarëve.

Kjo është arsyeja pse kam nxitur çdo demokrat të bashkohet me protestën. Por me një kusht: jo si militantë partie, por si qytetarë. Sepse kur një qeveri humbet besimin e qytetarëve, beteja nuk është më politike; është një betejë për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit