Imazhet qe tregojne nje vajze qe heq flamurin nga shtiza ne seline e Ambasades se Izraelit, gjate nates se te shtunes, ishte pamja me e shemtuar qe kam pare gjate ketyre 21 diteve te protestes.
Kjo i dha boje shkruesve si Berat Buzhala qe ta quajne kete si “sulm ndaj ambasades se Izraelit nga protestuesit” dhe Tiranen ta krahasoje me Teheranin e vitit 1979.
E para: Nuk mund te mos shpreh habine, se si eshte e mundur qe nje vajze arrin te hipe deri ne tarracen e nderteses e te heqe flamurin nga shtiza, pa e ndaluar askush, pikerisht ne nje vend ku edhe po ecesh duke shikuar, terheq vemendjen e sigurise.
E dyta: Cdo kush ne ate proteste, organizator publik apo i fshehur, apo edhe nje protestues i thjeshte, duhet te distancohet nga ky veprim dhe nga ky person!
Izraeli ka qene dhe eshte nje vend shume i rendesishem aleat i shqiptareve.
Izraeli nuk eshte pergjegjes per problemet tona me veten dhe me qeverite qe zgjedhim, apo leme te zgjidhen ne emrin tone.
E treta: Pertej etiketimeve te mercenareve si Buzhala, Shqiperia nuk eshte Irani e Tirana nuk eshte Teherani, as i vitit 1979 as i 2026.
Nje revolte qytetare, te cilen e kane ndihmuar me se miri edhe “imazhe televizive” si Buzhala, nuk eshte nje revolucion islamik.
Ne qofte i vullnetshem veprimi nje individi apo nje grupi individesh, ky eshte nje veprim, nje incident, i kufizuar qe duhet denuar, pa medyshje. Por, te krahasosh nje proteste masive me nje revolucion islamik qe solli ne pushtet Ajatollahet, eshte anti shqiptare.
Shqiperia ia ka dale te mbaje nen kontroll per mrekulli cdo lloj rryme ekstremiste, pa e cenuar laicitetin e shtetit dhe harmonine mes besimeve fetare. Per kete ka patur konsensus te padiskutueshem politik dhe bashkepunim te pa diskutueshem institucional.
Berati nuk i di keto gjera sepse punon ne sektorin e kozmetikes.
Ndaj, cdo etiketim si fetare apo antisemite e nje proteste qytetaresh te lire, eshte poshtersi kombetare qe duhet peshtyre nga cdokush!









