Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dseklaruar se u shpall non grata pasi Lulzim Basha tha të gjitha vendimet në ambasadën e SHBA.
“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, tha Berisha.
Ai u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros dhe ka rrëfyer edhe dy takimet që ka pasur me ish ambasadorin Donald Lu.
“Ia kam sqaruar duke i thënë që s’jemi Republikë Presidenciale dhe më ka falënderuar duke më thënë Sali më ke bindur”, theksoi Berisha.