Rusia ka njoftuar se forcat e saj kanë marrë nën kontroll dy fshatra strategjikë në lindje të Ukrainës, pranë qytetit Pokrovsk dhe qytetit industrial Kurakhove. Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, njësitë e ushtrisë kanë çliruar vendbanimet Sukhi Yalyt dhe Pustynka, duke përfituar terren në dy zona kyçe për furnizimin e trupave ukrainas dhe kontrollin e rrugëve logjistike. Sukhi Yalyt ndodhet afër qytetit industrial Kurakhove, ndërsa Pustynka është pranë Pokrovsk, një qendër logjistike të rëndësishme për Ukrainën.
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar muajt e fundit, me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina dhe raketave hipersonike nga Rusia. Kjo situatë ka shkaktuar tensione të mëdha, ndërkohë që dronët ukrainas goditën qytetin Oleshky, duke shkaktuar viktima. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj civilëve, ndërsa luftimet vazhdojnë në territorin e Ukrainës.