Derbi i Liverpoolit është shtyrë për shkak të motit të keq në Angli. Ndeshja mes Evertonit dhe Liverpool ishte parashikuar të luhej këtë të shtunë në orën 13:30.
Faqja zyrtare e Premier Ligës ka konfirmuar që ndeshja është shtyrë për shkak të motit të keq dhe stuhisë Darragh që ka pushtuar Anglinë.
Pas 14 javësh, ”The Reds” udhëheqin në Premier League me 35 pikë, 7 më shumë se Chelsea i vendit të dytë.