Egnatia fitoi ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 17-të duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 30 pikë, në pritje të ndeshjes së Partizanit.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Regi Lushkja në minutën e 50-të me penallti. Korçarët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 60-të, kur Albi Doka u ndëshkua me të kuq.
Kjo humbje e mban Skënderbeun në vendin e parafundit me vetëm 14 pikë.
Laçi ndali në një barazim pa gola Dinamon.