Një 42-vjeçare u arrestua në Fier, pasi në një lokal shërbente si kamariere dhe shiste drogë. 42-vjeçarja Marinela Kita, që punonte si kamariere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maj” në Fier u arrestua dhe gajtë kontrollit iu gejt një sasi lëndë e ydshuar narkotike cvannabis sativa.
Nga kontrolli në lokal u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit Sokol Osmemi 43 vjeç. Në kontrollin në makinën e kushëririt të 43-vjeçarit, M.O., 30 vjeç u gjetën një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet ti ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.