-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Turqia do të hapë kufirin me Sirinë për kthimin e refugjatëve në shtëpi

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se do të hapë kufirin me Sirinë që është mbyllur prej vitit 2013, në mënyrë që të kthehen në shtëpi pas ndryshmit të regjimit.

“Ne do të kujdesemi për procesin e kthimit vullnetar të refugjatëve, në mënyrë që të ketë avantazhe për historinë e kulturën tonë, pas mikpritjes tonë të jashtëzakonshme 12 vjeçare. Do të hapim portat kufitare të pikës Jayladağı për të parandaluar ngjeshjen dhe lehtësimin e trafikut”, tha Erdogan.

Ai u shpreh se era e ndryshimit në Siri do të jetë me avantazh për ta veçanërisht për refugjatët.

“Me riafrimin gradual të stabilitetit, kthimet vullnetare në Siri do të shtohen dhe pritja 13 vjeçare e refugjatëve për atdheun e tyre do të marrë fund”, shtoi Erdogan, sipas rrjetit AFP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit