-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I burgosuri nga Berati ndërron jetë në QSUT

Kryesoret

Ditën e sotme një 73-vjeçar i burgosur ka ndërruar jetë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se 73-vjreçari Namik Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore. Ai ishte shtruar tri herë Qendrën Shëndetësore të Burgut.

Njoftim për shtyp

Sot, më datë 9 dhjetor 2024, në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka ndërruar jetë shtetasi Namik Bexhet Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” (neni 236/2 i Kodit Penal).

Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë:

  • Çrregullim Bipolar Tip 1

  • Insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës

  • Hipertension arterial (stad II-III)

  • Çrregullime psikotike

  • Hernje umbilikale e diagnostikuar më herët.

Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngushëllon familjen për humbjen e njeriut të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit