Edicioni i nëntë i kursit të të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro” ka përfunduar dhe i pransishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Ai i uroi suksese në të ardhmen trajnerëve të sapodilomuar dhe të ndihmojnë sa më shumë futbollin shqiptar.
“Ne në FSHF zhvillojmë të gjitha nivelet e kurseve, që nga C-ja tek UEFA PRO, në numër dhe në kualitet të kënaqshëm dhe dua të falënderoj drejtorin Pea, drejtorin e Shkollës, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe të gjithë ata që punojnë. Kurset e FSHF-janë kualitative. Tani pritet që ato që ju keni shkëmbyer në kurse, t’i implementojmë në terren, ta ndihmojmë futbollin.
Ju jeni niveli më i lartë, në nivelin e lektorit tashmë. Jo vetëm se merrni diplomën, por për të gjithë eksperiencën dhe kontributin tuaj në futbollin e luajtur dhe në trajnim. Dera e FSHF-së do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunime dhe përmirësimin e futbollit”, tha Duka.
Në edicionin e nëntë të kursit “UEFA PRO”, kanë qenë të ftuar që të japin leksione trajneri Silvinjo, ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, trajneri Marco Giampaolo, Francesco Troise etj.