Kryeministri Edi Rama ka drejtuar mëngjesin e sotëm mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Në fokus të mbledhjes ishin edhe ndryshimet në drejtimin e qarkeve dhe angazhimi për përfshirjen e diasporës në procesin zgjedhor.
Në këtë mbledhje, u vendos që Blendi Klosi të emërohet drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të Blendi Gonxhës, ndërsa ministri Pirro Vengu do të drejtojë qarkun e Vlorës, në bashkëpunim me Bledi Çuçin.
Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e mobilizimit të diasporës dhe inkurajimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.